Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimpaguesve që përfitojnë nga skema e faljes me kusht afatet që duhet të respektojnë për të përfituar lehtësitë fiskale. Sipas njoftimit, 30 nëntori 2026 është afati i fundit për heqjen dorë nga procesi i ankimit administrativ ose gjyqësor. Ndërkohë, deri më 31 dhjetor 2026, përfituesit duhet të paguajnë 75% të detyrimit principal për periudhën 2015–2019. Në këtë rast, shuhen 25% e principalit të mbetur, si dhe fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat. Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të respektojnë afatet ligjore për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në kuadër të faljes me kusht.
Burimi:
javanews.al