Fali ata që të kanë lënduar

Fali ata që të kanë lënduar

Shkruan: Mitrush Kuteli Gjëja më e mirë që mund të bësh, është ta falësh atë që ka gabuar. Mos i mundo ata më tepër, pasi mjaft keq janë ndjerë, kur e kanë kuptuar gabimin e tyre.Fali dhe harroje çfarë të kanë bërë. Jeta vazhdon.Mos u kap pas së shkuarës.Fali ata që të kanë lënduar, por trego më tepër kujdes që të mos lëndohesh sërish herë tjetër. Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston.E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin./KultPlus.com