“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë tënde”, Lautaro Martinez i jep lamtumirën Leo Messit me fjalë emocionuese
Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, ka ndarë një mesazh prekës për Lionel Messin, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për kombëtaren argjentinase dhe për brezin e lojtarëve që kanë luajtur krah tij. “Nga përqafimi i parë deri tek i fundit”, shkruan Martinez në Instagram, ndërsa e cilësoi Messin si një lider që ka lënë pas shumë më tepër se gola, asiste dhe trofe. Lautaro theksoi se mësimet e Messit jashtë fushës — “të mos dorëzohesh, të vazhdosh të luftosh pas çdo pengese, të punosh në heshtje dhe mbi të gjitha të besosh gjithmonë te vetja” — do të mbeten me të dhe me shokët e skuadrës për gjithë jetën. “Faleminderit për çdo këshillë, çdo bisedë, çdo stërvitje, çdo përqafim dhe çdo moment të...
Burimi:
vizionplus.tv