Ezra Pound: Udhëzimet e mëtutjeshme

Ezra Pound: Udhëzimet e mëtutjeshme

Poezi nga Ezra Pound Ejani, këngët e mia, t’i shprehim huqet tona të mbrapshta,Ta shprehim smirën tonë ndaj njerëzve me punë të përhershme,që s’kanë gajle për ardhmëri.Keni nge, këngët e mia.Druaj se fundi do t’ju vijë si mos më keq.Sorrollateni rrugëve,Shpesh ndaleni nëpër kënde dhe vendndalime të autobusëve,Vërtet me asgjë s’merreni. Bile as nuk i vini në dukje cilësitë tona të brendshme;Si mos më keq do t’ju vijë fundi.E unë?Gjysmë i shkalluar,Aq shumë ju kam folur,gati po ju shoh rreth meje,Kafshë të paturpshme, faqezeza, lakuriqe! Po ju, këngët e mia më të reja, ende s’jeniAq të vjetra sa për të sjellë shumë dëme;Do t’ua gjej një pallto të gjelbër prej KineTë qendisur me dragonj,Do t’ju gjej pantallona pëlhurë purpuriNga shtatorja e Krishtit të vockël në...