Evis Sala konfirmon dorëheqjen: Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post

Evis Sala konfirmon dorëheqjen: Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post

Evis Sala ka konfirmuar dorëheqjen nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Përmes një postimi, Sala bën të ditur se mbledhja e sotme e qeverisë ishte e fundit për të si anëtare e kabinetit. Ajo shpjegon se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës, e cila përfshin onkologjinë, inteligjencën artificiale dhe inovacionin. Sala shprehet se një vit më parë mori përsipër drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke e cilësuar këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe në një sektor me shumë sfida Reagim Evis Sala Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion. Një...