Evis Sala flet pas dorëheqjes: Kam angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

Evis Sala flet pas dorëheqjes: Kam angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

Evis Sala ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas një viti në drejtimin e këtij dikasteri. Sala ka shpjeguar përmes një videomesazhi në X pse ka dhënë dorëheqjen në mbledhjen e qeverisë të mërkurën. Ajo tha se vendimi lidhet me pranimin e disa angazhimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës, ku përfshihen onkologjia, inteligjenca artificiale dhe inovacioni. ”Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi”,-shkroi Sala. Po ashtu Sala falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, ndërsa shprehu mirënjohje për mjekët, infermierët, profesionistët dhe punonjësit e sistemit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. ”I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për...