Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd

Prokuroria e Tiranës ka marrë zyrtarisht të pandehur biznesmenët Arian Tartari, Sotirios Kapotas, shtetasit amerikanë Alexander Charles Bazals e Bouglas Craig Nester, si dhe Naim Kasën, së bashku me shoqërinë “Transatlantic Albania Ltd”, pas një kallëzimi të Administratës Tatimore për evazion fiskal. Dosja e hetuar nga prokurori Ndini Tavani ka përfunduar hetimet dhe i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykim, duke kaluar tashmë në fazën e seancës paraprake. Ndonëse shuma e evazionit për të cilën akuzohen personat e mësipërm nuk bëhet e ditur në njoftimin gjyqësor, një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për vlera të konsiderueshme të shmangies së taksave. Njoftimi me shpallje publike në QKBPër shkak të pamundësisë për të realizuar njoftimin e drejtpërdrejtë...