Europa League: Milan turpërohet në shtëpi nga Ferencvarosh, çfarë gafe nga Torriani. Golat me pikatore në sfidat e tjera
5 Nëntor 2026 20:41 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e para për sot në Europa League. Në “San Siro”, Milan është mundur 0-2 nga Ferencvarosh. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në fillim të pjesës së dytë, Lenny Joseph kalon në avantazh hungarezët, pas një gafe të pafalashme të Lorenzo Torriani. Në minutën e 66-të, Lenny Joseph dyfishon shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutëne 77-të, hungarezët mbetën me një lojtar më pak, pas kartoni të kuq të Yusuf Bamidele për faull ndaj mario Gila. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Ferencvarosh fiton 0-2 dhe kryeson renditjen me 12 pikë të plota në katër ndeshje. Me po aq pikë është edhe Bournemouth që fitoi me përmbysje nga 1-0 në pjesën e parë në...
Burimi:
telesport.al