Europa League: Juventus nuk e diskuton fitoren në Holandë, Leverkusen dhe Sunderland ngecin në shtëpi (video)

Europa League: Juventus nuk e diskuton fitoren në Holandë, Leverkusen dhe Sunderland ngecin në shtëpi (video)

5 Nëntor 2026 22:56 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e radhës për sot në Europa League, të vlefshme për javën e katërt. Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj AZ Alkmaar. Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 19-të me Teun Koopmeiners, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën, pas asistit të Kolo Muani.  Në minutën e 37-të, ishte Kolo Muani që dyfishoi shifrat me një goditje brenda zonës, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Juventusin. Holandezët ngushtuan shifrat me Mexx Meerdink në minutën e 89-të. Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Sunderland 0-2 në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb. Leverkusen po ashtu është mundur në shtëpi 0-1...