“Euronews”: Si u shndërrua Shqipëria në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Europë
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të interesit turistik, me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin dyfishuar gjatë dekadës së fundit, shkruan euronewstravel.com. Gjithnjë e më shumë udhëtarë po zbulojnë një vend që ndërthur historinë, plazhet, natyrën dhe traditat e veçanta. Sipas Euronews Travel, historia e turizmit shqiptar është ndryshe nga ajo e shumë vendeve të tjera europiane. Për dekada me radhë, Shqipëria ishte pothuajse plotësisht e izoluar nga bota e jashtme, gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. Për shkak të izolimit të thellë, vendi ishte praktikisht i panjohur për pjesën më të madhe të turistëve ndërkombëtarë. Pas vdekjes së Hoxhës dhe rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90, Shqipëria nisi të hapet gradualisht ndaj botës. Në vend filluan të mbërrinin turistët...
Burimi:
kultplus.com