Euroleague: Eliminohen Real Madrid e Barcelona, ja 4 skuadrat që kualifikohen në “final four”

Euroleague: Eliminohen Real Madrid e Barcelona, ja 4 skuadrat që kualifikohen në “final four”

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Euroleague në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar katër skuadrat më të mira, që do të luajnë në “final four”. Pas Fenerbahce, që ishte kualifikuar e para (fitoi 3-0 serinë ndaj Paris Basketboll, tri skuadrat e tjera janë Panathinaikos, Monaco dhe kampionët në fuqi të Olympiacos. Panathinaikos fitoi 87-83 ndaj Anadolu Efes në përballjen e pestë, duke fituar 3-2 serinë. E njëjta gjë edhe për Monaco, që mundi 97-80 Barcelona dhe triumfoi 3-2 me ndeshje ndaj katalanasve. Më herët u eliminua edhe Real Madrid, që u mund 84-72 nga Olympiacos. Grekët fituan 3-1 serinë...
Burimi: Telesport.al