Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Euro Women’s/ Sot derbi nordik dhe Gjermani- Poloni
Nënkampionet në fuqi të Gjermanisë, nisin aventurën e turneut në duelin me Poloninë. Sot në Gjenevë, me filim orës 18:00 do të startojë dueli për vajza ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë. Ky takim i vlefshëm për Grupin C të Euro Women’s Zvicër 2025 përball dy kombëtaret fqinje me 36 vjeçaren me origjinë shqiptare Kosovare Asllanin që vijon të jetë pjesë e suedezeve. Ndërkohë në orën 21:00 po për Grupin C takimi Gjermani-Poloni. Dukshëm kjo ndeshje gjen favorite vajzat pancere, ndërsa polaket erdhën në fazë finale si një surprizë e bukur. Ndërkohë ndeshja gjermano polake zhvillohet në Kybunpark, Sankt Gallen./Sportiim.al/