Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Euro U17 në Madrid/ Carja e rekordeve, garanci e peshëngritjes shqiptare
Një prej talenteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëherë shtanga shqiptare për vajza bën ligjin në Madrid. Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian U17 që po zhvillohet prej disa ditësh në Madrid. Carja ka befasuar të gjithë duke bërë që në këtë event europian përpos arritjes së jashtëzakonshme në tregues teknikë të valvitet krenar disa herë flamuri shqiptar. Shtangistja shqiptare ka fituar 3 medalje ari dhe ka vendosur 5 rekorde europiane për këtë grupmoshë. Që në fillim, elbasanasja Carja e cila garon me Teutën në rang klubi, ngriti 91 kg në stilin e shkëputjes, për vendin...