Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0

Euro U-17 “Shqipëri 2025” / Portugalia triumfon në finale, mund Francën 3-0

Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata. Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral. Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0. Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë....
Burimi: Sportekspres.com