Euro arrin minimum historik nën 91.3 lekë: Oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët ulin kursin
Monedha europiane ka prekur një nivel të ri minimi historik në tregun vendas, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë Euro u këmbye me 91.29 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, monedha e përbashkët pësoi një rënie prej 5.6%. Agjentët e këmbimit valutor dhe ekspertët e tregut shpjegojnë se kjo rënie e vazhdueshme ndikohet nga oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të. Ndër faktorët kryesorë që ushtrojnë presion mbi kursin numërohen: Të ardhurat nga letrat e borxhit: Sektori bankar zotëron një portofol të madh instrumentesh borxhi në valutë, ku kuponët e paguar konvertohen automatikisht në lekë, duke rritur ofertën e Euros. Rritja e pagesave me karta: Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 u regjistruan...
Burimi:
javanews.al