Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Etrit Berisha shkëlqen, Hacken fiton Kupën e Suedisë pas penalltive dramatike
👁7381
Portieri shqiptar Etrit Berisha ishte protagonist kryesor në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij, Hacken, drejt fitores me rezultatin 4-2 pas gjuajtjeve të penalltive ndaj Malmos, në fushën e këtij të fundit.Ndeshja u mbyll 0-0 në kohën e rregullt, por Berisha shkëlqeu gjatë penalltive duke pritur dy goditje vendimtare, të parën dhe të tretën, si dhe duke realizuar penalltinë e katërt për Hacken. Për shkak të performancës së tij mbresëlënëse, portieri u shpall lojtari i ndeshjes.“Ndjehem shumë mirë. Të gjithë djemtë besuan, edhe pse kishim shumë mungesa. Të rinjtë dhanë gjithçka dhe dolën shumë mirë, edhe...