Është në garë me 3 sulmues të tjerë, lojtari shqiptar në listën e klubit të Serisë A

Është në garë me 3 sulmues të tjerë, lojtari shqiptar në listën e klubit të Serisë A

Kjo merkato verore pritet të jetë aktive për lojtarët shqiptarë. Mes shumë lojtarëve të përfolur për të ndërruar ekip është edhe Kristian Shpendi. Ky i fundit ka zhvilluar dy sezone pozitive me Çezenën dhe aftësia e tij për ta gjetur lehtësisht golin ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera. Në Itali bëjnë me dije se Fiorentina është prej kohësh e interesuar për të shërbimet e tij. Ai shihet një alternativë serioze për të zëvendësuar Moise Kinin. Por gara është e fortë për Shpendin, pasi bashkë me të në listën e shkurtuar të Fiorentinës gjenden edhe Imobile, Xheko dhe Joanidhisi./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com