Është gjetur Bleona Mata? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Deklarata e avokatit Alban Duraj se dihet vendndodhja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh, është kundërshtuar nga avokati i familjes, Idajet Beqiri. Duraj tha në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” se Bleona, tashmë 22 vjeçe, është studente ekselente dhe është birësuar nga një çift grek. Por Beqiri i cilësoi këto deklarata si të papërgjegjshme dhe të pabazuara, duke theksuar se Duraj nuk ka lidhje me çështjen. “Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme ligjore. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, u shpreh ai. Sa i takon nënës së Bleonës, Bukuries, Beqiri tha se ajo është përballur ndër vite me teori të ndryshme për fatin e vajzës. “Dikush thotë është martuar këtu,...
Burimi:
kohajone.com