“Është alarm o Demo”, zbulohet kush është biznesmeni “qeros” në VIDEOT INTIME të Adi Hila

“Është alarm o Demo”, zbulohet kush është biznesmeni “qeros” në VIDEOT INTIME të Adi Hila

Personi i identifikuar me pseudonimin “Demo”, i cili shfaqet në disa prej materialeve intime të regjistruara në banesën e kompozitorit Adi Hila, raportohet nga mediat se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës dhe pijeve alkoolike. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.H., i cili është kërkuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje. Ai raportohet se ndodhet jashtë vendit, ku ushtron aktivitetin e tij si biznesmen. Në qarqet artistike dhe të biznesit, D.H. është njohur edhe me pseudonimet “Dema i Konjakut” dhe “Dema i Rrushit”, të lidhura me aktivitetin e tij në sektorin e pijeve. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve për materialet intime që kanë qarkulluar në rrjet, Adi Hila është marrë...