Erzen Breçani shpallet i pafajshëm, akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të djalit të tij në trafik droge

Erzen Breçani shpallet i pafajshëm, akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të djalit të tij në trafik droge

Eralb Breçani dhe Erzen Breçani TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili po hetohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Çështja lidhej me aktivitetin e djalit të tij, Eralbi Breçanit, në trafikun e drogës, ku bashkëpunonte me kunatin e tij, Ervin Matën. Dosja u hetua fillimisht nga SPAK në kuadër të operacionit "Metamorfoza", por Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen për gjykim Gjykatës së Tiranës. Konkretisht, Breçani akuzohej se kishte investuar para të ardhura nga trafiku i drogës në ndërtimin e hidrocentralit “HEC Drita Energy” në Tropojë. Ish-polici ishte arrestuar më 20 nëntor të vitit 2023, ndërsa në korrik të vitit 2024 doli nga qelia dhe u...