Erjona Ismaili jep dorëheqjen dhe largohet nga bashkëdrejtimi i Partisë Socialiste në Vlorë

Erjona Ismaili jep dorëheqjen dhe largohet nga bashkëdrejtimi i Partisë Socialiste në Vlorë

Erjona Ismaili nuk do të vijojë të mbajë detyrën e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka bërë të ditur në rrjetet sociale se dorëheqja e saj nga kjo përgjegjësi, vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS-së. Ismaili shpjegon se largimi i saj synon t’i japë mundësi procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturës socialiste në Vlorë. “Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture...