Erion Braçe kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët: Dhuna nuk është alternativë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën që po kalon Tirana për shkak të dhunës së protestuesve gjatë këtyre 6 ditëve. Braçe i referohet BE-së, SHBA-së dhe komuniteteve fetare për të dënuar dhunën në protesta, ndërsa në reagimin e tij nuk përmend asnjë përgjegjësi të qeverisë së Edi Ramës apo të Partisë Socialiste për krizën politike dhe tensionet në vend. Në reagimin e tij, Braçe rendit deklaratat e Komisionit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshillit Ndërfetar dhe përfaqësuesve të nxënësve, të cilët, sipas tij, kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut. Braçe e zhvendos vëmendjen te qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, duke i përdorur thirrjet e tyre për dialog si argument për të...
Burimi:
ntv.al