“Ergysin po e ‘përpunoja’ unë!” – Deklarata që nxori zbuluar Vlora Hysenin para SPAK! Çfarë dëshmoi drejtuesja e SHISH në Prokurori
Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, trajtoi sot skandalin e SHISH dhe ish-drejtueses Vlora Hyseni dhe marrëdhënien mes Ergys Agasin. Në dokumentar sqarohet se një deklaratë e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë komunikimit me prokurorët e SPAK, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e saj me Ergys Agasin dhe mënyrën se si ishte trajtuar ky shtetas nga shërbimi i inteligjencës. Emisioni sjell në vëmendje dëshminë e Hysenit përpara prokurorëve të posaçëm më 18 shtator, kur ajo u pyet për raportin e saj me Ergys Agasin, ku Hyseni deklaroi se Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH-it, duke lënë të kuptohej se ai po trajtohej nga vetë ajo në kuadër të veprimtarisë së shërbimit. “Vlora Hyseni nuk ishte e panjohur me organin e...
Burimi:
gijotina.com