Ergys Agasi mbetet në burg/ Apeli konfirmon vendimin e GJKKO-së

Ergys Agasi mbetet në burg/ Apeli konfirmon vendimin e GJKKO-së

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me masën e sigurimit ndaj personit nën hetim Ergys Agasi. Vendimi është marrë sot nga trupi gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, pas shqyrtimit të ankimit të Agasit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë. Në vendimin e Apelit thuhet se është miratuar vendimi nr. 62, datë 28 gusht 2026, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. VENDIMIGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykuesmonokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi përçështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026...