Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit! Transformimi i ish-zyrtarit në biznesmen me akses në nivelet më të larta të qeverisjes
SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes. Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina të pashënjuara policie në autostradë, pranë zonës së Plepave. Brenda tij ndodhej Ergys Agasi, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe biznesmen, të cilin SPAK e akuzon si drejtues të një...
Burimi:
gijotina.com