Ergys Agasi kërkesë në GJKKO për kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij
Ergys Agasi TIRANË-Ergys Agasi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi. Bazuar në njoftimin e SPAK rezulton se Ergys Agasit, i janë sekuestruar 27 pasuri të paluajtshme, subjekti "EA Solution", një automjet luksoz, disa llogari bankare sende në zyrën e tij. Pas arrestimit Agasit iu sekustrua një aparat telefonik “Iphone 17” dhe një automjet luksoz tip “Land Rover Defender 110 (L663)”, i cili dyshohet se ishte fshehur në garazhin e një vile në...
Burimi:
zeri.ai