“Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës”, Arben Ahmetaj bën denoncimin e fortë: E vras me dorën time…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër denoncim të fortë në intervistën e tij për “Çim Peka Live”, ku pretendoi se është kërcënuar nga një person që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama. Ahmetaj tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga një ish-koleg, i cili i kishte kërkuar të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas, sipas tij, një prej koordinatorëve të lidhur me Ramën kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj tij.“Më mori një ish-koleg, më tha: ‘Ki kujdes’. E keni zakon që thoni fjalët: ‘Nuk na rruhet’. Mua më dhemb familja ime”, tha Ahmetaj.Ai pretendoi se për kërcënimin kishte informuar edhe një drejtues, duke cituar shprehjen që, sipas tij, ishte përdorur ndaj tij: “E vras me dorën time”. Ahmetaj tha se nuk tërhiqet përballë këtyre...
Burimi:
sarandanews.com