Era e kanabisit zbulon plantacionin, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani
Një kontroll rutinë policor në Kalbe, në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi të ngritur brenda një godine të pabanuar. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç. Ngjarja u regjistrua pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë vunë re një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën Breiten Weg. Dyshimi i shtyu policët të kontrollonin godinën, ku zbuluan rreth 800 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje. Dy shqiptarët ndodheshin në ambientet e objektit dhe u ndaluan menjëherë nga autoritetet. Të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi masën e paraburgimit për të dy, të cilët më...
Burimi:
syri.net