Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Epitafet e botuara te Don Kishoti, nuk janë të Servantesit, por të Fan Nolit!
Nga Naum Prifti Gjithkush që ka lexuar epitafet e Fan Nolit në fund të vëllimit të parë të “Don Kishotit”, është befasuar nga bukuria e thjeshtësia e tyre, nga mishërimi i thukët dhe simpatik i karakterit: Këtu dergjet Don Kishoti: Ish i fort’ e ish i zoti,Botën prapa desh ta kthente Dhe me ushtën ta mbërthente. Gjetja e qëlluar e epiteteve, rrjedhshmëria e vargut dhe metrika e përsosur na lejonin t’i mësonim përmendësh me një lexim dhe t’i recitonim me dëshirë e qejf:Këtu brenda fle Dylqinja:Se ç’këndonte si mëllinja!Ish e kolme, rrumbullake,Faqe-kuqe, pupulake.Të hartuara me frymë popullore, sipas modeleve të bejteve që këndoheshin në raste të ndryshme, ato u bënë shpejt pasuri e kulturës shqiptare, për shkak të rembit humoristik, të cilësorëve të saktë, të...