Episodi i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” fokusohet i gjithi te Ligji i Sponsorizimit

Episodi i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” fokusohet i gjithi te Ligji i Sponsorizimit

Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV u fokusua te mungesa e Ligjit të Sponsorizimit, një çështje që po bëhet pengesë për zhvillimin e futbollit në vend. Gjithashtu, në qendër të diskutimit ishte edhe java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore”. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçi, si dhe specialisti i futbollit, Florian Riza. Në qendër të diskutimit ishte rikthimi i draftit të projektligjit për sponsorizimin në sport. Ndonëse kërkohet prej kohësh nga bota e sportit, ky ligj vijon të mos marrë mbështetjen e nevojshme, pavarësisht se prej vitesh premtohet nga qeveria në daljet publike që lidhen...