‘Epidemi e përhapur gjerësisht’: Mbi 3% e burrave rusë të moshës 40-50 vjeç janë të prekur nga HIV-i

‘Epidemi e përhapur gjerësisht’: Mbi 3% e burrave rusë të moshës 40-50 vjeç janë të prekur nga HIV-i

Në 27 rajone të Rusisë, epidemia e HIV-it ka hyrë në fazën e përhapjes së përgjithësuar. Kjo do të thotë se virusi nuk përbën më rrezik vetëm për grupet e konsideruara me risk të lartë, por po përhapet edhe në popullatën e përgjithshme. Shifrat alarmante u bënë të ditura nga Vassili Akimkine, drejtor i Institutit Qendror të Kërkimeve në Epidemiologji të Rospotrebnadzor-it, një institucion shtetëror rus i specializuar në studimin e sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë. Në 27 rajonet e prekura, më shumë se 1% e grave shtatzëna rezultojnë pozitive ndaj HIV-it. Situata është edhe më shqetësuese në rajonet Kemerovo, Irkutsk dhe Sverdlovsk, ku mbi 2% e banorëve janë të infektuar, ose më shumë se një në çdo 50 persona. Në nivel kombëtar, më shumë se...