Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Enver Hoxha: Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë, fjalim i vitit 1966
Pikëpamjen e Partisë sonë Komuniste për këtë problem të madh, midis të tjerave unë ia thashë qartë Titos, në takimin që pata me të në Beograd, në qershor të vitit 1946. Kosova, i thashë Titos, dhe viset e tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, janë toka shqiptare që fuqitë e mëdha padrejtësisht ia shkëputën Shqipërisë; ato i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen Shqipërisë. Me rastin e shkarkimit, që Josip Broz Tito dhe udhëheqja më e lartë e Jugosllavisë, në Plenumin e Brioneve i kishte bërë ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Rankoviq, Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim ku kishte diskredituar, “Klikën titiste” e cila po bënte përpjekje që tërë fajin për ndjekjen, burgosjen...