Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës PD Fier, fiton me vetëm 4 vota diferencë…

Enkelejda Veliu bëhet gruaja e parë në krye të degës PD Fier, fiton me vetëm 4 vota diferencë…

Një grua në krye të demokratëve të Fierit! Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Fituesja është shpallur Enkelejda Veliu, e cila ka siguruar 196 vota, vetëm katër më shumë se rivali i saj më i afërt, Ardian Ferro, që mori 192 vota. Në këtë garë morën pjesë edhe tre kandidatë të tjerë. Festim Metaj siguroi 154 vota, Gentian Koçi mori 151 vota, ndërsa Fatjon Semanjaku u rendit me 137 vota. Pas shpalljes së rezultatit të ngushtë, Veliu u shpreh se fitorja është një përgjegjësi për të gjithë demokratët dhe se puna për riorganizimin e degës duhet të vijojë. “Do të thotë që duhet të punojmë shumë. Sonte kemi fituar të gjithë”, ishte komenti...