Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

Engjo vjen si ‘sherbet’ këtë verë, publikon projektin e ri

Artisti i ri në estradë por edhe në moshë, i njohur me emrin artistik Engjo ka sjellur projektin më të ri veror të titulluar “Sherbet”, transmeton Lajme.al Kënga është punuar dhe shkruar nga BUCI ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni TikTak. Një këngë me ritme verore dhe me një videoklip të krijuar në një nga destinacionet verore më të frekuentuara që sjell Engjon në një stil mjaft tërheqës. Këngë që do ju shoqëroj gjatë gjithë verës çdokund që do jeni, më poshtë ju sjellim të bashkangjitur projektin më të ri nga Engjo./lajme.al/