EMRI/ Tentoi të kalonte 17 emigrantë me jaht nga Franca në Britani, shqiptari shpallet fajtor
Një shtetas me origjinë shqiptare është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, pasi tentoi të transportonte 17 persona me një jaht nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e sigurisë kufitare në brigjet e Dorset, pasi jahti me të cilin udhëtonte u pikas dhe u ndalua nga autoritetet. BBC raporton se Gajda ishte nisur nga Dielette, në Francë, me destinacion zonën bregdetare pranë Portlandit, në Angli. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, jahti u shoqërua në portin Portland Marina, ku u zbarkuan 17 personat që ndodheshin në bord, mes tyre 16 shtetas shqiptarë. Çështja u hetua nga Agjencia Kombëtare e Krimit, ndërsa më 26 tetor...
Burimi:
syri.net