EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete
Policia e Shtetit njoftoi sot (11 tetor) se ka lokalizuar dhe arrestuar bashkë me autoritetet amerikane në Nju Jork Valentin Ftonin, 52 vjeç, i dënuar me 50 vite burg në total për dy ngjarje të rënda me pasojë 3 të vrarë për gjakmarrje në vitet 2000-2001. Burime zyrtare thanë se u finalizua një tjetër fazë e bashkëpunimit ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe pritet ekstradimi i tij. “Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër”, thuhet në njoftim mes të tjerash, teksa zbardhen edhe detajet.. “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndaluar në Nju-Jork, SHBA,...
Burimi:
javanews.al