Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim
Profili i një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, me emrin “Pandeli Shirokaj”, i cili ka 3 vite që kishte dalë në pension është përdorur më pas nga zyrtarë të Gjëndjes Civile, për të kryer në 45 raste ndryshimin e identiteteve të personave të ndryshëm në Shqipëri. Në 16 qershor 2023, “Pandeli Shirokaj” ka dalë në pension, por në sistemin on – line të Gjendjes Civile, emri i tij është kryer për falsifikime të të dhënave personale. Nisur nga kjo situatë, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi prokuroria e Tiranës ka zbuluar implikimin e tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile...
Burimi:
gijotina.com