EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marko Boçari” në kryeqytet. I plagosuri Kreshnik Cara ka mbërritur në spitalin e Tiranës dhe se sipas burimeve spitalore ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. 49-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë disa herë në pjesën e barkut. Autori i dyshuar i ngjarjes, Toni Nake është arrestuar nga policia pas ndjekjes. Ndërkohë, po verifikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Njoftimi i policisë “Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko...
Burimi:
javanews.al