Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…
👁4530
Kryeministri Edi Rama duket se ka përdorur sistemin e listës së hapur për të realizuar një spastrim të heshtur politik brenda Partisë Socialiste. Me një strategji të qartë dhe të mirëmenduar, shumë prej figurave të vjetra dhe me mandate të gjata parlamentare u lanë në mëshirën e votës preferenciale, një bast që shumica prej tyre e humbën. Në Tiranë, Pandeli Majko, një prej emrave simbolikë të PS-së dhe ish-kryeministër, nuk arriti të sigurojë mandatin, me vetëm 3,600 vota preferenciale. Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, gjithashtu me karrierë të gjatë parlamentare, morën pak vota, duke mbetur jashtë legjislaturës së re. Po...