EMRAT – Konflikti banal i merr jetën 2 vëllezërve, plagoset i treti, arrestohet autori, efektiv i Policisë Ushtarake
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj.Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, ushtarak, është arrestuar nga policia. Po ashtu edhe arma është sekuestruar si provë materiale. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në vrasjen e dyfishtë.Njoftimi i policisëNga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u...
Burimi:
sarandanews.com