Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, Vangjeli: PD kërkon hetim urgjent nga SPAK për këtë afere
👁8872
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park. Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama. Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu: Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim...