Emocione nga Festivali i Letërsisë “Peja”
Ka rikthime që mbartin një emocion të veçantë, sepse të çojnë sërish në vende ku fjala, arti dhe kujtesa kanë lënë gjurmët e tyre. Për mua, pjesëmarrja në Festivalin e Letërsisë “Peja” ishte një përjetim i tillë, një rikthim në Pejë, këtë herë për të ndarë me lexuesit novelën time më të re, “Dhjetë ditët e mia të tejpashme”. Ky rikthim merr një kuptim edhe më të veçantë për faktin se, në Galerinë e Arteve të Pejës, kam qenë më parë pjesë e një ekspozite kolektive me dhjetë artistë shkodranë, të titulluar “Prapë t’ia nisim prej diellit”, frymëzuar nga vargu i poetit Azem Shkreli. Një titull që mbart brenda vetes një thirrje për të rifilluar, për të besuar te drita dhe për të gjetur gjithmonë...
Burimi:
kultplus.com