Emigrantët kthehen në atdhe, fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Emigrantët kthehen në atdhe, fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave të fundit rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 5204 ndërsa kanë dalë 4377 shtetas. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë 5495 shtetas, ndërsa kanë dalë 4385 të tjerë.