No Image Available

EMERGJENCAT NË TIRANË/ Hajdari sjell modelin nga Kalifornia

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Operacioneve të Emergjencave në Santa Barbara, Kaliforni, ku në fokus ka qenë menaxhimi i emergjencave civile dhe mundësia e përshtatjes së praktikave amerikane në Shqipëri. Sipas Hajdarit, vizita në Qendrën e Operacioneve të Emergjencave ka shërbyer për njohjen me mënyrën e organizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe reagimit ndaj situatave emergjente, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes civile. Prefekti bëri të ditur se pranë Prefekturës së Tiranës synohet të krijohet një zyrë dixhitale për koordinimin e Komitetit të Emergjencave Civile. Sipas tij, kjo strukturë do të bazohet në modele, protokolle dhe rregullore të përdorura në SHBA. “Takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e EOC (...