Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Eliminimi zhgënjyes ndaj Vikingurit/ Te Vllaznia ka qetësi, para stuhisë së pritshme
Humbja 4-2 në Islandë ndaj Vikingur dhe eliminimi i Vllaznisë nga turi i dytë i “Conference League” duket se ka zhgënjyer shumë në kampin shkodran. Në një moment ku kuqeblutë ishin vetëm 5 minuta larg nga kualifikimi historik në turin e tretë të “Conference League”, ishte ai gol i Vikingur në minutën e 86- të që “shembi” gjithçka për 9 herë kampionët e vendit tonë. Të cilët më pas pësuan edhe në shtesë, golin që i nxori jashtë kompeticionit. Një disfatë që ka lënë një shije jashtëzakonisht të hidhur dhe që nuk është “kapërdirë” aq lehtë tek Vllaznia. Me shkodranët të cilët po ashtu nuk kanë preferuar aspak të shfaqen në media me ndonjë deklaratë apo prononcim rreth ndeshjes së kthimit në Islandë ndaj Vikingur....