Elbasani për “Guinness”, 10 sulmues në skuadër

Elbasani për “Guinness”, 10 sulmues në skuadër

Elbasani i këtij sezoni duket se ka zgjedhur të ndërtojë identitetin e vet rreth sulmit. Në prag të rikthimit në elitë, klubi ka kompletuar një grup me plot 10 lojtarë që zotërojnë tipare ofensive, duke i ofruar trajnerit një arsenal të pasur alternativash. Emra si Arsen Lleshi, Blaise Tsague, Roei Ben Shimon, Ze Gomesh, Xhoel Doukouou, Karim Loukili, Ibrahima Dialo, Xhonatan Lajthia, Donart Ibrahimi dhe Fatjon Bunjaku, përbëjnë një “dhjetëshe”, që në vetvete mund të formojë një njëmbëdhjetëshe sulmuese. Të gjithë këta lojtarë janë ose sulmues të mirëfilltë, ose mesfushorë ofensivë që luajnë afër portës. Në këtë aspekt, Elbasani vjen...