Elbasan/ Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi dhe zjarri në pallatin 5-katësh, gjendet trupi i 69-vjeçarit

Elbasan/ Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi dhe zjarri në pallatin 5-katësh, gjendet trupi i 69-vjeçarit

Shkon në dy numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm dhe zjarrit në pallatin 5-katësh në Elbasan. Pas 82-vjeçares Hatixhe Berisha, e cila u gjet pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme, është bërë e mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro. Ai u shpall i zhdukur pasi kishte humbur kontaktet me familjen që prej mesditës së djeshme. Trupi i 69-vjeçarit është gjetur rreth orës 01:30, nën rrënojat e pallatit, i djegur plotësisht. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë vendngjarjes për Syri Tv. Kërkimet për gjetjen e tij vijuan për rreth 10 orë. Ndërkohë, që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, shpresat që 69-vjeçari të ishte gjallë u shuan pas këqyrjes së ambienteve me...