Elbasan, Rajoni 3 në fokus të investimeve, nga shkollat te rrugët dhe kanalizimet

Elbasan, Rajoni 3 në fokus të investimeve, nga shkollat te rrugët dhe kanalizimet

Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 3 të Elbasanit, ku takimi me banorët u zhvillua në ambientet e shkollës “Jorgji Dilo”, një prej investimeve të rëndësishme të realizuara në këtë zonë, tashmë me kushte bashkëkohore dhe palestër. Duke e marrë këtë shkollë si shembull të investimeve të realizuara, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se investimet në Rajonin nr. 3 do të vijojnë edhe gjatë vitit 2027, me fokus arsimin, rrugët, sheshet e pallateve, kanalizimet dhe urbanizimin e zonave informale. “Jemi sot në shkollën ‘Jorgji Dilo’, bashkë me palestrën e saj, një shkollë me kushte bashkëkohore. Por investimet në arsim do të vazhdojnë. Do të fillojmë këtë vit me shkollën ‘Vasil Kamami’, ndërsa do të rikonstruktojmë edhe shkollën ‘Sul Misiri’, e cila ka...