“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

Barcelona dhe Real Madrid kanë gjetur një tjetër mënyrë për të qenë përballë njëri-tjetrit në një duel historik. Të dy klubet spanjolle kanë nga 12 fitues të Topit të Artë në historinë e tyre, një statistikë që e bën edhe më interesant rivalitetin mes dy gjigantëve të futbollit. Te Barcelona, lista udhëhiqet natyrisht nga Lionel Messi, i cili e ka fituar trofeun prestigjioz plot 6 herë. Pas tij vijnë Johan Cruyff me 2 trofe, ndërsa nga një Top të Artë kanë fituar Ronaldinho, Hristo Stoichkov, Luis Suárez dhe Rivaldo. Edhe historia e Real Madridit është e mbushur me emra legjendarë. Cristiano Ronaldo kryeson me 4 Topa të Artë, ndërsa Alfredo Di Stéfano ka fituar dy herë. Në listën madrilene bëjnë pjesë gjithashtu Karim Benzema, Fabio...