Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës
👁10572
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen nr.18 në Durrës. Një 29-vjeçar i quajtur Ermir Dedja është qëlluar me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Sipas Tvklan, mësohet se viktima rezulton person me precedent të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve dhe për moskallëzim krimi. Në zonë, njihej si problematik dhe jo i shoqërueshëm. Paraprakisht ka dy pista kryesore lidhur me atentatin, vrasje për hakmarrje ose përfshirja në trafikimin e lëndëve narkotike.